Kuvendi e miraton largimin e Haki Abazit nga komisionet parlamentare - NACIONALE

Kuvendi e miraton largimin e Haki Abazit nga komisionet parlamentare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës i ka paraqitur zëvendësimet e anëtarëve të komisioneve parlamentare.

Kuvendi i Kosovës sot i miratoi propozimet për zëvendësimin e anëtarëve të komisioneve parlamentare.

62 deputetë kanë votuar për këto çështje, 53 ishin për, asnjë kundër dhe 9 abstenuan.

Grupi parlamentar i VV-së, ka bërë këto prezantime për zëvendësime. Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, kryetari i komisionit, deputeti Haki Abazi zëvendësohet me deputeten Arbreshë Kryeziu-Hyseni për kryetare. Në Komisionin për Integrim Evropian, kryetarja e komisionit, deputetja Arbreshë Kryeziu-Hyseni me deputeten Fjolla Ujkani nënkryetare, në Komisionin për Integrim Evropian, deputetja Arbreshë Kryeziu-Hyseni zëvendësohet me deputetin Alban Bajrami. Në Komisionin për Stabilizim-Asocim, deputeti Haki Abazi zëvendësohet me deputetin Dimal Basha, ndërsa zëvëndësanëtari Dimal Basha zëvëndësohet me deputeten Jeta Statovci. Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, deputeti Alban Bajrami zëvendësohet me deputeten Arjeta Fejza”- ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme