Pasi shkarkoi Haki Abazin, VV e gjen menjëherë zëvendësimin - NACIONALE

Pasi shkarkoi Haki Abazin, VV e gjen menjëherë zëvendësimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Haki Abazi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme. Nacionale mëson përmes burimesh brenda Kuvendit të Kosovës se tashmë kjo parti ka zgjedhur zëvendësuesen e tij.

Ajo do të jetë deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, 33-vjeçare.

Kryeziu është deputete nga qyteti i Gjilanit, ndërkohë që kryen funksionin e deputetes tash e dy mandate. Për herë të parë ajo kishte fituar garën si kandidate më 6 tetor të vitit 2019.

Më herët sipas asaj që shkruhet në faqen e Vetëvendosjes kishte qenë pjesë e mediave e më pas edhe e shoqërisë civile.

Ao ka qenë anëtare e Komisionit për Integrim Evropian në të kaluarën.

Haki Abazi e skandalizoi sot opinionin publik duke e implikuar edhe kryeministrin Kurti në lidhje me rastin tmerrues të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Lajme të ngjashme