Prokuroria dhe Policia flasin për media në ora 11:30 për aksionin e madh policor në Kaçanik
Prokuroria e Kosovës dhe Policia e Kosovës në ora 11:30 do të mbajnë konferencë për media për të shpaluar hollësi rreth aksionit të madh policor të zhvilluar në qytetin e Kaçanikut që nga orët e hershme të mëngjesit, për çka raportohet edhe për disa të arrestuar.
Çështja ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamedin Lika.
Njoftimi i Policisë:
Sot, më 21.04.2025, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë do të mbaj një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Kaçanikut dhe i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika. Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend HOXHA, Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj z. Burim Çerkini.
Datë: 21.04.2025
Vendi: Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës - Ferizaj
Ora: 11:30
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë ceremoni.