Prokurori Ardian Hajdaraj u zgjodh kryesues i ri i KPK-së
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 241-të të mbajtur të martën, ka zgjedhur prokurorin Ardian Hajdaraj, kryesues të Këshillit Prokurorial.
Me 9 vota për dhe asnjë kundër, Hajdaraj është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ardian Hajdaraj është anëtar i KPK-së, prokurorë në Prokurorisë Themelore në Pejë.
Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe anëtarët Jehona Grantolli dhe Veton Shabani. Por, që të dy janë tëhequr nga kandidimi, andaj vetëm Hajdaraj kishte mbetur në garë.