Procesi zgjedhor në VV - Me 15 gusht shpallën zgjedhjet për pozicionet drejtuese në nivelin e dytë dhe të tretë - NACIONALE

Procesi zgjedhor në VV - Me 15 gusht shpallën zgjedhjet për pozicionet drejtuese në nivelin e dytë dhe të tretë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me disa të reja rreth procesit të brendshëm zgjedhor të cilin e filloi me 15 mars të këtij viti.

Deri më tani, partia në pushtet ka njoftuar se janë organizuar zgjedhje në 382 pika, numër që planifikohet të shkojë deri në 450, njofton faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje.

VV ka njoftuar se në këtë parti po mbahet edhe procesi zgjedhor ‘Gruaja në Vetëvendosje’.

“Aktualisht në Lëvizje po ndodh dhe procesi zgjedhor për dy struktura të reja si Gruaja në VETËVENDOSJE! ku janë zgjedhur tashmë drejtueset në mbi 80% të Pikave ku janë mbajtur zgjedhjet, dhe Rinia për VETËVENDOSJE! ku në ato pika që janë mbajtur zgjedhje janë zgjedhur drejtuesit në mbi 90%. Deri tani kemi mbi 3200 anëtarë të përfshirë në strukturen e re të Lëvizjes përmes këtij procesi zgjedhor.Me 15 gusht Lëvizja i shpallë zgjedhjet për pozicionet drejtuese në nivelin e dytë dhe të tretë organizativ.” - thuhet mes tjerash në njoftimin e VV-së.

Vetëvendosje gjithashtu ka njoftuar se me 15 gusht shpallën zgjedhjet për pozicionet drejtuese në nivelin e dytë dhe të tretë.

Lajme të ngjashme