Problemet për furnizim me ujë “Kodrën e Trimave”, Rama: Nuk është në menaxhim dhe kompetencë të Kryeqytetit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj ankesave për mungesë të ujit të banorëve të lagjes “Kodra e Trimave”.
Ai ka sqaruar se furnizimi me ujë nuk është në menaxhim dhe kompetencë të Kryeqytetit.
Megjithatë, ai është shprehur në dispozicion të qytetarëve për çdo çështje që është në kompetencë të komunës.
“Të dashur qytetarë, Kemi pranuar një numër të madh ankesash nga banorët e lagjes “Kodra e Trimave” lidhur me problemet në furnizimin me ujë. Me këtë rast, dëshiroj të sqaroj se furnizimi me ujë nuk është në menaxhim dhe kompetencë të Kryeqytetit. Ju sigurojmë se jemi në dispozicionin tuaj për çdo çështje që është në kompetencën e Kryeqytetit dhe do të ofrojmë mbështetjen tonë në çdo hap që na takon. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, ka shkruara ai.