Probleme për Senegalin, Sadio Mane lëndohet 13 ditë para Kupës së Botës - NACIONALE

Probleme për Senegalin, Sadio Mane lëndohet 13 ditë para Kupës së Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Sadio Mane ka pësuar lëndim në këmbë, ku u detyrua të largohet nga fusha gjatë ndeshjes së Bayern Munich kundër Werder Bremen.

Lëndimi i anësorit nuk dukej i lehtë, ku u largua pas vetëm 20 minutave nga fusha, derisa shkonte në tunel me kokën ulur.

Kësisoj, Mane mund të rrezikojë Kupën e Botës me Senegalin që do të nis pas vetëm 13 ditëve.

Senegal do të përballet Holandën me 21 nëntor, një ditë pasi Kupa e Botës nis zyrtarisht në Katar.

Lajme të ngjashme