Prishtinë: Shtetases së huaj i vidhen dokumentet personale dhe një Iphone 13
Një grua shtetase e huaj ka raportuar se i janë vjedhur dokumentet personale, kartela bankare dhe një Iphone 13, në Prishtinë.
Sipas policisë, ajo ishte në gjendje të dehur teksa pasi ka arritur në banesë ka kuptuar se i mungojnë gjësendet.
Raporti i plotë:
VJEDHJE
Prishtinë 23.09.2022-19:00. Ankuesja femër shtetase e huaj e cila dyshohet se ishte në gjendje të dehur ka raportuar se, pasi kishte thirrur një veturë-taxi për të shkuar në banesën e saj, kur ka arritur te banesa ka vërejtur se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një Iphone-13. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
