Prishtinë: Gruaja raporton se një person i dha djalit të saj të mitur substancë narkotike - arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Prishtinë: Gruaja raporton se një person i dha djalit të saj të mitur substancë narkotike - arrestohet i dyshuari

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një grua ka raportuar se një burrë i ka dhënë substancë narkotike djali të saj të mitur në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajte.

Raporti i plotë:

INTOKSIMI I PERSONIT TJETËR ME SUBSTANCA NARKOTIKE

Hajvali, Prishtinë 22.07.2024, 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte marr me veturën e tij djalin e saj viktimën mashkull kosovar të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme