Prishtinë: Dy policë u lënduan teksa u përpoqën ta ndalnin një të dyshuar në kërkim - NACIONALE

Prishtinë: Dy policë u lënduan teksa u përpoqën ta ndalnin një të dyshuar në kërkim

2 javë më parë

nga NACIONALE

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore në përpjekje për ta ndaluar një të dyshuar i cili pasi është ndaluar, ka rezultuar në kërkim policor.

Policët kanë pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar i cili pas verifikimit ka rezultuar në kërkim policor. I dyshuari ka tentuar të largohet me veturë nga vendi i ngjarjes me ç’rast pas marrjes së veprimeve për ta ndaluar të njëjtin, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët policorë meshkuj kosovarë, lëndime për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka udhëzuar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Lajme të ngjashme