Prishtina-Ballkani: Shiten të gjitha biletat - NACIONALE

Prishtina-Ballkani: Shiten të gjitha biletat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me anë të një postimi në Facebook, Prishtina ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje, kundër Ballkani.

Prishtina pret Ballkanin sot me fillim nga ora 20:00, në përballjen e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Dhe, me anë të një njofitimi, Prishtina ka dhënë lajme se më nuk ka bileta të disponueshme për ndeshjen.

Postimi i plotë i Prishtinës:

𝑭𝑨𝑳𝑬𝑴𝑰𝑵𝑫𝑬𝑹𝑰𝑻!
𝑺𝒉𝒊𝒕𝒆𝒏 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒂 𝒃𝒊𝒍𝒆𝒕𝒂𝒕 𝒆 𝒏𝒅𝒆𝒔𝒉𝒋𝒆𝒔 𝑭𝑪 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒂 - 𝑭𝑪 𝑩𝒂𝒍𝒍𝒌𝒂𝒏𝒊
FC Prishtina njofton të interesuarit rreth ndeshjes FC Prishtina - FC Ballkani se të gjitha biletat e vëna në dispozicion nga klubi janë shitur.
Kujtojmë se hyrja për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" do të jetë falas në sektorët jug ku janë vendosur tifozët tanë "Plisat" dhe veri për ata mysafirë.
Tifozët dhe adhuruesit e Prishtinës që kanë mbetur pa biletë, mund të vendosen në sektorin e veriut ku vetëm një pjesë do të jetë e zënë me tifozët të Ballkanit.
Biletat për këtë sektorë shpërndahen afër zyrave të klubit.
Ndeshja FC Prishtina - FC Ballkani zhvillohet sonte (e diel, 4 shtator) nga ora 20:00 dhe i takon xhiros së pestë të Albi Mall Superligës ë Kosovës në futboll.

Lajme të ngjashme