Princi i kurorës Mohammed bin Salman, emërohet kryeministër i Arabisë Saudite - NACIONALE

Princi i kurorës Mohammed bin Salman, emërohet kryeministër i Arabisë Saudite

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në një riorganizim qeveritar të shpallur të martën, princi i fuqishëm i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është emëruar kryeministër i vendit, një post i mbajtur tradicionalisht nga mbreti.

Princi Mohammed, i cili ka qenë tashmë sundimtar de fakto i mbretërisë për disa vite, më parë ka shërbyer si zëvendëskryeministër nën Mbretin Salman si dhe ministër i Mbrojtjes.

Ai do të zëvendësohet si ministër i Mbrojtjes nga vëllai i tij më i vogël, Khalid bin Salman, i cili ishte zëvendësministër i mbrojtjes.

Princi Mohammed, i cili mbushi 37 vjeç muajin e kaluar, ka qenë i pari në radhë për të pasuar babain e tij si mbret që nga viti 2017.

Lajme të ngjashme