Pretendimi se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt, Pacolli reagon: "Njerëz shumë të çmendur"
Behgjet Pacolli ka mohuar kategorikisht të ketë qenë në dijeni në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, duke reaguar ndaj pretendimeve të bëra në gjykatë.
Pas deklaratës së Granit Plava, i cili tha se Naim Murseli i kishte përmendur emrin e Pacollit, ky i fundit u përgjigj shkurt për TëVë1 “Njerëz të çmendur, shumë të çmendur”.
Në seancë, Plava deklaroi se kishte marrëveshje me Murselin dhe se i ishte thënë se “do të marrësh përgjegjësi ti, kurgjë tjetër”.
Ai shtoi se Murseli pretendonte se “edhe Behgjet Pacolli… ka qenë në dijeni”, duke përmendur edhe ndikim të pretenduar për shmangie dënimi.