“Presioni ka ardhur direkt nga Hekuran Murati”: Molliqaj reagon pasi PSD u dënua me 20 mijë euro gjobë:
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj pas aksionit të sotëm të kësaj partie, pasi u dënuan me 20 mijë euro gjobë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka thënë se kanë marrë nformata që presioni direkt ka shkruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati.
Molliqaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në krye të këtij institucioni qëndrojnë njerëz të lidhur me pushtetin.
Në lidhje me këtë, ai ka shkruar si vijon: “Nga informatat e brendshme, del që presioni direkt ka ardhur nga Hekuran Murati. Duhet të kujtojmë që në krye të këtij inistitucioni qëndrojnë njerëz që janë të lidhur ngushtë me pushtetin përmes lidhjeve edhe familjare”.
“Ky dënim është i jashtëligjshëm, selektiv dhe politik. Në aktivitetin tonë, nuk ka ndodhur kurrëfar publikimi e as keqpërdorimi i të dhënave. Peticionet janë shpërndarë në oborr qeveritar, në prani të policisë pa publikuar asnjë informacion të përveçëm. Prandaj ky dënim është i jashtëligjshëm.” – ka shkruar tutje ai.
Molliqaj ka bërë të ditur se i njëjti peticion ishte dërguar në hyrje të kryeministrisë, dhe nuk ishin dënuar, pasi sipas tij, “atë kohë pushteti nuk e kishte pranuar Zajednicën de jure”.
“Agjensioni ka zgjedhur dënimin me gjobë si masën më të ashpër, duke anashkaluar format e tjera të masave që i parasheh ligji. Prandaj ky veprim është politik. Dënimi me gjoba ekstreme, është forma e re e sulmit ndaj opozitës. Pasi i kanë humbur argumentet, po mundohen të na e pamundësojnë aktivitetin. Por e drejta është me ne, dhe vullnetin e kemi të madh.” – ka thënë tutje ai.