“Presioni” i opozitës që Kurti ta pranoj Asociacionin e nervozon Pozharin: A jeni në tokë të bukës?
Analisti Xhevdet Pozhari, ka kritikuar opozitën në Kosovë, që sipas tij po i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta pranoj themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Pozhari mendon se ky lloj presioni është njëjtë sikur opozita në Serbi të kërkoj nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ta njoh pavarësinë e Kosovës.
“Presioni i opozitës për ta themelu Albin Kurti Asocicacionin, është njëjtë si me i bë opozita në Serbi presion Vuçiçit me e pranu pavarësisë e Kosovës!” – ka shkruar Pozhari në llogarinë e tij në Facebook, teksa pa pyetur opozitën se “a janë në tokë të bukës?”.
“Presioni në një shtet normal do të duhej të ishte për të kundërtën!”- mendon Pozhari.
