Presioni i Kurteshit ndaj komisionrëve e vëzhguesëve: Krasniqi tregon se çka duhet të bëjë Presidentja - NACIONALE

Presioni i Kurteshit ndaj komisionrëve e vëzhguesëve: Krasniqi tregon se çka duhet të bëjë Presidentja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albert Krasniqi nga Demokracia plus ka shpjeguar se cili ëhtë roli i anëtarëve të KQZ-së, dhe kur ata kalojnë komptencat. Sipas tij, ndërhyrja në punën e komisionerëve dhe vëzhguesve është e papranueshme.

Ai ka spjeguar se “Presidentja e Kosovës duhet të ndërmarrë masa për shkarkimin e anëtarëve që shkelin detyrimet e tyre, veçanërisht ndaj atyre që janë përsëritës në cenimin e administrimit të zgjedhjeve.”

E plotë:

Modeli i përcaktuar për KQZ-në në Kosovë është ai i një institucioni të pavarur, ku anëtarët e saj betohen për të shërbyer në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Çdo përpjekje e anëtarëve të KQZ-së për të ndërhyrë në punën e komisionerëve dhe vëzhguesve të subjekteve politike, përmes ndikimit apo presionit, është tërësisht e papranueshme. Këto ndërhyrje duhet të ndalen menjëherë për të garantuar integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve. Në të kundërtën, Presidentja e Kosovës duhet të ndërmarrë masa për shkarkimin e anëtarëve që shkelin detyrimet e tyre, veçanërisht ndaj atyre që janë përsëritës në cenimin e administrimit të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme