Presidentja Osmani uron Pashkët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët.
E para e shtetit ka shkruar se kjo festë na e kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.
E plotë:
Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje!
Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.
Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne.
Gëzuar për shumë mot Pashkët!