Presidentja Osmani uron Krishtlindjet: Është kohë reflektimi e solidariteti
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje.
Ajo ka thënë se Krishtlindja është kohë reflektimi e solidariteti.
Urimi:
Urimi i Presidentes Vjosa Osmani për Krishtlindje
Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.
Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t'ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë.
Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje!
Gëzuar për shumë mot!