Presidentja Osmani takon disa ambasadorë: Kërkon liberalizimin e vizave e anëtarësmin në Këshillin e Evropës - NACIONALE

Presidentja Osmani takon disa ambasadorë: Kërkon liberalizimin e vizave e anëtarësmin në Këshillin e Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja, Vjosa Osmani sot gjatë ditës ka pritur në zyrën e saj, disa ambasadorë, të vendeve të BE-së të akredituar në Kosovë.

Qëllimi i këtij takimi sipas njoftimit të presidencës, ka qenë lobimi për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ambasadorët e Kroacisë, Bullgarisë, Çekisë e Hungarisë, ishin mysafirët e Osmanit.

Presidentja ka vën theksin tek presidenca Çeke, për të cilën ka thënë se gjatë kësaj periudhe pritet të liberalizohen vizat për Kosovën, pa pasur pengesa tjera me siq i ka quajtur presidentja “teknikalitete

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me ambasadorë të vendeve të ndryshme të BE-së, të akredituar në Kosovë lidhur me liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Sot, ajo takoi ambasadorët e Kroacisë 🇭🇷, Bullgarisë 🇧🇬, Çekisë 🇨🇿dhe Hungarisë 🇭🇺.

Në takim me ambasadorët, Presidentja Osmani falënderoi Kroacinë, Bullgarinë, Çekinë dhe Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, përfshirë takimin e fundit të grupit teknik punues të Këshillit Evropian.

Presidentja Osmani ka theksuar se është më rëndësi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej, në procesin e liberalizimit të vizave deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se vendet anëtare të BE-së duhet ta marrin parasysh rekomandimin e Komisionit Evropian, i cili tashmë e ka konfirmuar se e mbështet heqjen e vizave, ngase Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Sipas Presidentes Osmani vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke është më se urgjente, ndaj liberalizimi i vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti.

Në të njëjtën linjë, Presidentja Osmani kërkoi vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës edhe në procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës, në të cilin mund të mbrohen, promovohen dhe avancohen të drejtat dhe liritë e njeriut.

Lajme të ngjashme