Presidentja Osmani shpalos detaje nga takimi me zyrtarin e NATO-s - NACIONALE

Presidentja Osmani shpalos detaje nga takimi me zyrtarin e NATO-s

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Mircea Goeana, zyrtari i lartë i NATO-s, sot qëndroi për vizitë në Kosovë.

Në mesin e takimeve, një sosh e regjistroi edhe me të paren e vendit, Vjosa Osmanin.

Kjo e fundit, një kohë pas takimit konfirmoi rrjedhën e bisedës respektive, që sipas një postimi në rrjetin social "Facebook", thuhet të ketë pasur për bazë synimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në Programin e Partneritetit për Paqe.

Synimi i anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës Veri-Atlantike. Në takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană ritheksova mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor në NATO”, shkroi mes tjerash Osmani.

Lajme të ngjashme