Presidentja Osmani: Rinia është fryma dhe themeli I Republikës sonë
Më rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim disa të rinj të suksesshëm në fushën e arsimit.
E para e vendit përmes një postimi në faqën e saj zyrtare në Facebook ka thënë se rinia është fryma dhe themeli i Republikës së Kosovës.
“Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve”, ka vazhduar me tutje ajo,
Postimi i saj i plotë :
Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë, prandaj në Ditën Ndërkombëtare të tyre, Presidenca ishte e nikoqire e disa të rinjve tanë të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.
Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve.
Pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë tanë si Andi, Arbeni, Arti, Besforti, Duarti, Ernesa, Endriti, Leka, Rinori, e shumë të tjerë, po dëshmojnë se me përkushtim e zell mund të arrihen suksese të mëdha përtej kufijve tanë dhe se meritojnë të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre anekënd Evropës.
Mosha e popullisë në Kosovë është më reja krahasuar me të gjitha vendet evropiane, bazuar në të dhënat e Eurostatit për vitin 2020, mosha mesararë ishte 30.5 vjeç.