Presidentja Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav, flasin për pasojat e moskonstituimit - NACIONALE

Presidentja Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav, flasin për pasojat e moskonstituimit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.

Në fokus të takimit, sipas komunikatës, ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Lajme të ngjashme