Presidentja Osmani kujton Enver Malokun: Besoi te fjala, dialogu dhe liria - NACIONALE

Presidentja Osmani kujton Enver Malokun: Besoi te fjala, dialogu dhe liria

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Enver Malokun, intelektualin dhe bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vrasjes së tij.

Osmani e ka përshkruar Malokun si “zërin e urtësisë dhe dinjitetit” në periudhën më të vështirë për vendin, duke theksuar rolin e tij si arkitekt i komunikimit politik që e çoi të vërtetën e Kosovës përtej kufijve ndërkombëtarë.

Ajo ka theksuar se Maloku besoi fuqishëm në dialog, në forcën e fjalës dhe në vizionin rugovian për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt Perëndimit. Sipas saj, përkushtimi dhe integriteti i Malokut lanë gjurmë të pandashme në rrugën e shtetformimit të vendit.

Presidentja rikujtoi edhe një herë se vrasja e Enver Malokut mbetet një krim i pazbardhur dhe kërkoi që institucionet e drejtësisë ta çojnë përpara zbardhjen e plotë të rastit, duke e konsideruar këtë si borxh ndaj së vërtetës dhe ndaj vetë figurës së Malokut.

“Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut”, përmbylli Osmani.

Lajme të ngjashme