Osmani komenton propozimin e ri të BE-së: Supozon që u përgatit nga komentet e Kosovës dhe Serbisë - NACIONALE

Osmani komenton propozimin e ri të BE-së: Supozon që u përgatit nga komentet e Kosovës dhe Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me një propozim të ri të planit franko-gjerman, i cili është konfirmuar se ka arritur sot në zyrën e kryeministrit Albin Kurti.

Osmani në një konferencë për media pas Samitit të Tiranës, ka thënë se në takimet e sotme nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri.

“Sa i përket çështjes së parë që ka të bëjë me versionin e ri të propozimit nga BE-ja, ai version është dorëzuar sot, siç e ka thënë z.Borell. Megjithatë, nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri në takim...” – ka thënë ajo.

Osmani ka supozuar që versioni i ri, është përgatitur nga komentet e versionit të parë, të dërguara nga Kosova e Serbia.

“Si institucione, në momentin që ka ardhë version i parë, kemi analizuar dhe kemi përgatitur komentet tona, po supozoj, që BE-ja duke u bazuar në komentet që i ka marrë nga të dyja palët, ka bërë ndryshime që sipas tyre janë të nevojshme.” – tha presidentja.

Në fund, Osmani ka konfirmuar se do të ketë një takim ndërinstitucional sapo të kthehet, ku të diskutohet rreth këtij plani.

“Sapo të kthehemi, do të kemi një takim ndërinstitucional, për të diskutuar qëndrimet tona të përbashkëta të këtij propozimi dhe do t’i ndajmë me ju dhe palët që e kanë bërë propozimin.” – tha ajo.

Lajme të ngjashme