Presidentja emëron Vasfije Krasniqin të dërguar speciale lidhur me dhunën seksuale gjatë luftës - NACIONALE

Presidentja emëron Vasfije Krasniqin të dërguar speciale lidhur me dhunën seksuale gjatë luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani e ka emëruar Vasfije Krasniqin të dërguar të posaçme të Presidencës lidhur me dhunën seksuale gjatë luftës.

Kjo është konfirmuar nga Osmani, e cila përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, ka thënë se Krasniqi ka qenë zë i dhimbjës së mijëra grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe se do ta vazhdojë kërkimin për drejtësi përmes pozitës së re.

“Kam emëruar Vasfije Krasniqin si e Dërguar e Posaçme Presidenciale lidhur me dhunën seksuale gjatë luftës. Ajo i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë . Në rolin e saj të ri, ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të amplifikojë zërat e të mbijetuarve në botë” – ka shkruar presidentja.

Vlen të theksohet se Krasniqi është ndër të parat që kishte treguar se ishte dhunuar seksualisht nga forcat serbe gjatë luftës në vitin 1999.

Lajme të ngjashme