Presidenti i Shqipërisë thotë se veriu i Kosovës është vatër rreziku për eskalim - NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë thotë se veriu i Kosovës është vatër rreziku për eskalim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur për situatën në veri të vendit.

Sipas tij, ekziston rreziku që strukturat kriminale në veri të Kosovës të eskalojnë situatën dhe shtoi se ato kanë përkrahje edhe nga elementet shtetërore.

Begaj tha se institucionet në Kosovë duhet të ruajnë qetësinë dhe të raportojnë për edhe incidentin më të vogël në atë pjesë në mënyrë që të mos ketë hapësira për keqinterpretime nga Shqipëria.

“Nuk dua që të dhë ndodnjë deklaratë që mund të përdoret për tensione dhe qëllime të caktuara”, tha fillimisht Begaj kur u pyet për çështjen e zërave për luftë të mundshme. Ka rrezik për eskalim të situatës në veri të Kosovës. Atje ka struktura kriminale të përkrahura nga elementet shtetërore që mund të cënojnë sigurinë. Ajo që mund të them është që të ruajmë qetësinë dhe të marrim cdo incident me qetësi e ta raportojmë në media e të mos lëmë Serbinë që të keqinformojë për ngjarje të caktuara”, tha ai.

Begaj po ashtu tha se Shqipëria qëndron në anën e Kosovës me të gjitha mjetet e mundshme, por tha se përqëndrimi kryesor duhet të jetë dialogu.

“Shqipëria qëndron në krah të Kosovës. Unë e kam thënë më herët se ne kemi fituar luftën. Por tani është koha të luftojmë për ruajtje të paqes pasi vetëm kështu përparojmë dhe zhvillohemi” , shtoi ai.

Lajme të ngjashme