Osmani më bëri një propozim unik, do ta përurojmë bashkë shtatoren e Shën Terezës - NACIONALE

Osmani më bëri një propozim unik, do ta përurojmë bashkë shtatoren e Shën Terezës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka treguar një ngjarje interesante për homologen e tij kosovare, Vjosa Osmanin.

Pendarovski për gazetën KOHA, tha se presidentja Osmani e ka ftuar që bashkërisht të zbulojnë një shtatore të Nënës Terezë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

I pari i shtetit maqedonas vë theksin të propozimi i presidentes Osmani për ta zbuluar bashkë shtatoren e humanistes së madhe shqiptare nga Shkupi. Ai potencon se fqinjët tjerë të Maqedonisë së Veriut nuk do ta bënin një gjë të tillë, pasiqë janë në “luftë” se cilit komb i takojnë disa nga figurat e përbashkëta historike.

Por, ndryshe është me presidentën Osmani dhe figurën e Nënës Terëzë, pasiqë kjo e fundit duket se bashkon dy kombet.

“Më 11 shtator Maqedonia është nikoqir i procesit Bërdo-Brioni, e cila është një iniciativë e vjetër rajonale, që po hy tani në dekadën e dytë të ekzistimit të saj. Në mbrëmjen e 11 shtatorit, është planifikuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila do të jetë prezente në Bërdo-Brioni në emër të Kosovës, edhe unë që bashkërisht të zbulojmë një bust të Nënës Terezë. Këto janë gjeste që i bashkojnë njerëzit e nuk i ndajnë. Kush është ai maqedonas, apo shqiptarë, apo indian i cili ka diçka për të thënë diçka kundër Nënës Terezë. Dhe këto janë veprime, është propozim i presidentes kosovare dhe unë me kënaqësi e pranova këtë. Këto janë veprime, për dallim nga disa fqinjë tonë të Ballkanit, ky heroi vetëm i atyre apo këtyre. Nëna Tereza është e të gjithëve, e gjithë botës e sidomos e gjithë atyre që dëshirojnë që veten ta definojnë para se gjithash si njeri”, thotë Pendarovski.

Lajme të ngjashme