Befason presidenti i Maqedonisë: Kurti s'ka thënë asgjë kundër maqedonëve
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka komentuar përsëri vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair.
Pendarovski për gazetën “Koha”, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka keqpërdorur asnjë sekondë vizitën e tij në Çair të Shkupit dhe Tetovë. Ai tha se Kurti ka ardhur t'i bëjë nderë qytetit të Shkupit, duke përuruar rrugën e Adem Demaçit, mentorit të tij politik.
Presidenti maqedonas tha se ishte problem vetëm incizimi i videos nga ana e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasamit, ku i thuhej Kurtit “mirësevjen në Shqipëri”.
Ai tutje, tha se Kurti nuk ka thënë asgjë kundër Maqedonisë apo popullit maqedonas.
“Unë nuk kam asnjë problem ta kuptoj logjikë e Albin Kurtit për vizitën e tij. Edhe une nëse do të isha në vendin e tij do të vija. Ai ka ardhur këtu të bëjë nderë për një rrugë që e emruam me shumë mundësi të mentorit të tij më të madh politik, Adem Demaçit. Por ikonografia, e cila shihej pas paraqitjes së tij, ishte irrituese dhe në këto konstelacione në të cilën ka ndenja dhe emocione të nxehta mes shqitarëve dhe maqedonasve, sidomos në dy vitet e fundit, për atë që po ndodh më bllgarët, bllokadat drejt BE-së, demostratat, mitingje për atë arsye kështu me radhë. Z.Kurti në paraqitjet e tij në Tetove dhe në Çair nuk tha asnjë fjalë kundër Maqedonisë dhe kundër popullit maqedonas. Ai në asnjë sekondë nuk ka keqperdorur mikëritjen këtu”, tha ndër tjera presidenti maqedonas.
