Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Situata e sigurisë po përkeqësohet, ka ndërhyrje të Rusisë
Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është deklaruar për protestat në këtë shtet. Ai ka thënë se Federata Ruse po keqpërdor protestat e qytetarëve, të cilët po kundërshtojnë propozimin francez.
“Ajo që di dhe marr nga autoritetet e sigurisë është se ka elementë që na vijnë nga rajoni… Maqedonia aktualisht është nën sulme hibride të intensifikuara të ngjashme me nivelin që kishim në vitin 2018”, tha Pendarovski, për Click Plus” në TV21.
Madje, ai përmendi me emër Rusinë.
“Palët e treta, konkretisht Federata Ruse, po keqpërdorin faktin se qytetarët po protestojnë në mënyrë legjitime kundër propozimit francez”, theksoi Pendarovski, për Click Plus” në TV21.
Dje në një intervistë për Nacionale, Artan Grubi, zëvendëskryeministëri i parë i Maqedonisë së Veriut, deklaroi se protestat po organizohen nga elemente pro-ruse.
