Presidenti i Italisë nuk e pranon dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi
Kreu i shtetit italian ka refuzuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi, duke i kërkuar atij t’i drejtohet parlamentit për të marrë një pamje më të qartë të situatës politike.
Refuzimi i dorëheqjes u bë i ditur nga një deklaratë e dhënë nga zyra e presidentit Sergio Mattarella.
Maroi Draghi dha dorëheqjen e tij pasi Lëvizja Pesë Yjet, një parti në koalicionin e tij qeverisës, nuk mori pjesë në një votëbesim ndaj qeverisë.
Pesë Yjet ishte fillimisht partia më e madhe në koalicion, por pas një varg dezertimesh ka humbur mbështetjen. Ish-udhëheqësi i partisë Luigi di Maio e ka akuzuar partinë për një plan cinik për të rrëzuar qeverinë e Draghit, në mënyrë që të ringjallë mbështetjen e saj, duke e tërhequr kështu Italinë drejt kolapsit ekonomik dhe social.
Ndërkohë, komisioneri i Ekonomisë i Bashkimit Evropian, Paolo Gentiloni, i cili është vetë një ish-kryeministër italian, tha më herët se ekzekutivi i BE-së ishte duke i përcjellur zhvillimet në Romë "me shqetësim”.
