Presidenti i FIFA-s mbërrin në Shqipëri, nesër viziton edhe Kosovën - NACIONALE

Presidenti i FIFA-s mbërrin në Shqipëri, nesër viziton edhe Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka mbërritur me delegacionin e tij në Tiranë, ku është pritur nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Infantino do të marrë pjesë në eventin festiv që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit të kompleksit sportiv.

Postimi i plotë i FSHF-së:

“Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti sot në Tiranë ku u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ai zhvilloi një tur në stadiumin “Air Albania” ku u njoh nga afër me kryeveprën e infrastrukturës sportive shqiptare dhe më pas u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama.

Në orën 18:00 Presidenti Infantino do të marrë pjesë në eventin festiv që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit të kompleksit sportiv”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, ditën e premte, Infantino do të vijë për vizitë edhe në Kosovë.

Lajme të ngjashme