Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino mbërrin në Kosovë - NACIONALE

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino mbërrin në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka arritur për vizitë në Kosovë mëngjesin e sotme, e cila është e para nga një shef i shtëpisë së futbollit botëror në vend.

Infantino do të takohet më krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti gjatë kësaj vizite njëditore.

Më vonë gjatë ditës ai do të dalë në një konferencë për media në kryeqytet.

Infantino mbërriti në Prishtinë të premten në mëngjes nga Tirana, ku krye një vizitë po ashtu të shkurtër me krerët e Shqipërisë.

Në Shqipëri ai mori pjesë në përurimin e “Shtëpisë së Futbollit”, një kompleks modern në Tiranë i financuar pikërisht edhe nga programi “Forward” i FIFA-s.

Lajme të ngjashme