Presidenti Biden rezulton pozitiv me COVID-19 - NACIONALE

Presidenti Biden rezulton pozitiv me COVID-19

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyra e presidentit Biden ka njoftuar këtë mëngjes se presidenti është infektuar me koronavirus.

Në një deklaratë për shtyp, sekretarja Karine Jean-Pierre, ka thënë se Biden - i cili është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy përforcues, ka "simptoma shumë të lehta" dhe po trajtohet me Paxlovid.

Jean-Pierre tha se lidhur me gjendjen e tij do të njoftohet çdo ditë, ndërsa bëri të ditur se presidenti amerikan “po vazhdon të kryejë detyrat e plota të zyrës ndërsa është në izolim në Shtëpinë e Bardhë.”

Lajme të ngjashme