Presidenti amerikan Joe Biden rezulton sërish pozitiv me COVID-19 - NACIONALE

Presidenti amerikan Joe Biden rezulton sërish pozitiv me COVID-19

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti amerikan ka njoftuar se sërish ka rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19.

Përmes një statusi në Facebook, Biden ka shkruar:

“Njerëz, sot dola sërish pozitiv për COVID,” duke shtuar se kjo u ndodh vetëm pak njerëzve.

Më tej presidenti amerikan njoftoi se nuk ka simptoma por do të izolohet për sigurinë e njerëzve përreth.

Lajmi se Biden ka rezultuar sërish pozitiv me koronavirus, u njoftua edhe nga Shtëpia e Bardhë e cila ka shpërndarë një dokument të nisur nga mjeku i presidentit, Dr. Kevin O'Connor.

Biden kishte dalë pozitiv me virusin edhe para nëntë ditësh, kohë gjatë së cilës kishte qëndruar i izoluar në Shtëpinë e Bardhë.

Lajme të ngjashme