Presidenca kërkon të merren masa ndaj Bedri Elezit: Ka aktivitet në dëm të sigurisë kombëtare
Presidenca ka kërkuar që ndaj ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi, të merren masa nga Policia e Prokuroria.
Sipas tyre, ka raporte të shumta që dëshmojnë se Elezi ka pasur aktivitet në dëm të sigurisë kombëtare.
Ky reagim vjen pasi Elezi shkroi në rrjete sociale që presidentja ka negociuar për lirimin e agjentëve të BIA-s.
Postimi:
Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare.
Shpifjeve të tilla, Presidentja do t'u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore.
Njëkohësisht, Presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare.