Prej pasnesër nis faza e qortimit për serbët me targa ilegale: Çka thonë ata?
Afati për ndërrimin e targave ilegale për serbët e Kosovës skadon pasnesër, më 1 nëntor. Prej pasnesër e deri më datën 21 do të fillojë një periudhë qortimi për ta, për të vazhduar më pas me masa më të rrepta. Çka thonë qytetarët serbë?
Në prononcimet e tyre për Al Jazeera-n, serbët në veri të vendit thanë se “po jetojnë gjithnjë e më vështirë nën prsionin e vazhdueshëm të Prishtinës dhe të neglizhuar pa përfaqësues të denjë politikë në institucionet e Kosovës.”
Disa prej serbëve thanë se nuk do t’i regjistronin kurrë automjetet e tyre me targa RKS, siç po ngulmon Qeveria e Kosovës ndërsa disa të tjerë thanë se do të riregjistroheshin qysh nesër.
Për t’i parë reagimet e tyre, ju ftojmë të shikoni reportazhin e mëposhtëm përgatitur nga Al Jazeera:
