Pozhari, LDK-së: "Suksesi" ma i madh me të cilin mburreni, është themelimi i Gjykatës Speciale - NACIONALE

Pozhari, LDK-së: "Suksesi" ma i madh me të cilin mburreni, është themelimi i Gjykatës Speciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Xhevdet Pozhari ka shkruar se ka marrë ofendimi nga përkrahësit e LDK-së dhe kryetarit Lumir Abdixhiku pas një statusi ku e akuzonte Abdixhikun për gënjeshtar.

Pozhari ka thënë se përkrahësve të LDK-së nuk u ka hije të sillen si “rrugaça”.

Më tej, ai ka thënë se LDK mburret me themelimin e Gjykatës Speciale, por këtë gjë nuk sipas tij nuk mund ta thonë publikisht.

Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, "suksesi" ma i madh me të cilin mburreni por nuk e thuani publikisht është - themelimi i Gjykatës Speciale.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

E publikova një gënjeshtër të Lumir Abdixhikut, qenkan përvëlu militucat t'u shajt.

Mo more se nuk ju ka hije kështu si rrugaça! Ju jeni parti akademikësh.

Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, "suksesi" ma i madh me të cilin mburreni por nuk e thuani publikisht është - themelimi i Gjykatës Speciale.

Që i thoshte Ramushi - Thaçit dikur se Isa Mustafa, në atë kohë kryeministër, mezi po priste me ja shtru tepihun e kuq për në Hagë.

Dhe, fatkeqësisht, ashtu doli!

Lajme të ngjashme