Pozhari i flet serbisht Abdixhikut: Razumesh, Lumir rrena i ka këmbët e shkurta - NACIONALE

Pozhari i flet serbisht Abdixhikut: Razumesh, Lumir rrena i ka këmbët e shkurta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Pozhari, analist dhe dikur moderator i një emisioni, ka shkruar një status në lidhje me deklaratën e Dereck Cholletit, këshilltar i DASh-it që dje vizitoi Kosovën.

Në fakt, z. Pozhari e ka shfrytëzuar një deklaratë të Cholletit për t’i “mëshuar” Lumir Abdixhikut, kryetari të LDK-së.

Chollet dje theksoi se njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes.

Sipas Pozharit, kjo deklaratë e hedh poshtë qëndrimin e Abdixhikut se “aleati ynë kryesor (ShBA v.j.) thekson se koha nuk është për njohje”. Madje, Pozhari i ka folur në serbishte, duke e përdorur termen “razumesh” (a kupton), një asocim me një moment pak të sikletshëm të Avdullah Hotit, ish-kryeministër i Kosovës, me Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, gjatë dialogut në Bruksel.

“Lumir, rrena i ka këmbët e shkurta!

E kuptoj se halli yt është pse Albin Kurti nuk po i ndryshon qëndrimet! Por, ja që nuk janë krejt politikanët njësoj.

Razumesh?” – shkroi ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme