"Porno-ideologji", "E ke vra familjen për së dyti": Aktivisti me reagim të turpshëm ndaj fjalëve të Saranda Bogujevcit (+18) - NACIONALE

"Porno-ideologji", "E ke vra familjen për së dyti": Aktivisti me reagim të turpshëm ndaj fjalëve të Saranda Bogujevcit (+18)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aktivist dhe opinionist me emrin Andi Rexhepi, që studion e vepron në Turqi, e ka bërë një status tmerrues pas deklarimeve të bëra në seancën e sotme nga ana e deputetes Saranda Bogujevcit.

“Saranda Bogujevci dhe të ngjashmit, është mirë me na tregu kurvnitë para zgjedhjeve,” – shkruan z. Rexhepi.

Ai vazhdon tutje duke e cilësuar në mënyrë arbitrare si skandaloz qëndrimin e drejtë të znj. Bogujevci të shprehur në foltoren e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si “porno-ideologji”.

“Ty veç duhet me të shkarku menjëherë edhe me t’lonë me vazhdu jetën pranë fëmijës tënd ilegjitim. E ke vra familjen tonde për së dyti. Ja ke plotësu dëshirën Serbinë...” – vazhdoi më tej gjuhën e papranueshme Rexhepi.

Nacionale distancohet nga këto fjalë dhe kërkon edhe nga lexuesit e saj që të distancohen nga qëndrime të tilla që shprehin gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit.

Më poshtë keni statusin e z. Rexhepi, dhe atë që tha znj. Bogujevci në fjalën e saj:

Lajme të ngjashme