Polonia e akuzon helikopterin ushtarak rus për shkeljen e hapësirës ajrore të saj - NACIONALE

Polonia e akuzon helikopterin ushtarak rus për shkeljen e hapësirës ajrore të saj

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Polonia ka thënë se një helikopter ushtarak rus për një kohë të shkurtër e shkeli hapësirën ajrore të saj, duke e detyruar vendin anëtar të NATO-s për të ngritur në qiell aeroplanë luftarakë, ndërsa forcat tokësore qëndruan në gjendje gatishmërie.

Ushtria polake tha se helikopteri i tipit Mi-8 hyri nga eksklava ruse e Kaliningradit të mërkurën në mbrëmje, duke depërtuar në hapësirën ajrore polake në një thellësi prej rreth 300 metrash dhe duke qëndruar për 42 sekonda në veri të qytezës Braniewo, raporton televizioni BBC.

Më tej, ushtria polake tha se “natyra e incidentit tregon se Rusia edhe një herë po e teston gatishmërinë e mbrojtjes sonë ajrore”. Moska nuk komentoi menjëherë.

Në një deklaratë, Komanda Operacionale e Ushtrisë së Polonisë tha se hyrja e shkurtër e helikopterit rus ndodhi në orën 11 e 8 minuta dhe helikopteri ishte përcjellë me radar.

Disa dronë rusë dhe një raketë ruse pa municion kanë rënë në Poloni që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

Polonia dhe vende të tjera evropiane të NATO-s kanë thënë rishtazi se Rusia mund të jetë duke përgatitur sulme për ta testuar përkushtimin e tyre ndaj mbështetjes së Ukrainës. Moska ka mohuar një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme