Policia shqiptare jep hollësi, pasi shkatërroi një grup të dyshuar kriminal në Durrës - NACIONALE

Policia shqiptare jep hollësi, pasi shkatërroi një grup të dyshuar kriminal në Durrës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Durrësit, ka dalur më një njoftim ku ka dhëne detaje sa i përket operacionit ‘’Porositësi’’, ku janë arrestuar 14 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve janë edhe një oficer policie dhe një ushtarak.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një arsenal armësh si dhe lënde narkotike, duke përfshirë armë zjarri, lëndë eksplozive, sprej paralizues, armë gjahu, armë sportive, armë të ftohta, dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Grupi kriminal u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë, dy ditë më parë nga Aleksadër Lahon.

Vëllezërit Beqiraj, kishin planifikuar vrasjen e Lahon, mirëpo për të parandaluar këtë atentat vet Lahon u doli në pritë vëllezërve Beqiraj./abcnews

Video

Lajme të ngjashme