Policia sekuestron 500 kilogram duhan në vlerë mbi 6 mijë euro në Viti
Policia i Kosovës ka njoftuar për një aksion, ku janë sekuestruar 500 kilogram duhan.
Siç njofton policia, kjo ngjarje ka ndodhur në rajonin e Vitisë.
Vlera e mallit të sekuestruar është mbi 6 mijë euro.
“Më datë 24.04.2024, në rajonin e Vitisë, nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari S.Z., i moshës 47 vjeçar nga Vitia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar 50 shtega (500 pako) cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar.
Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000€. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.