Policia reagon në një rast në Leposaviq, gjendet një grua e vdekur brenda një shtëpie - NACIONALE

Policia reagon në një rast në Leposaviq, gjendet një grua e vdekur brenda një shtëpie

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka reaguar në një rast në Leposaviq, pas kërkesës së stafit mjekësor, ku brenda një shtëpie është gjetur një grua pa shenja jete.

Përmes një komunikate për media, policia ka bërë me dije se rreth orës 13:48 sot është njoftuar nga stafi mjekësor se nuk ka arritur të vendosë kontakt me një paciente në Dobrava të Leposaviqit.

Me të arritur policia, ka hapur derën me forcë, ku është gjetur e shtrirë një femër pa shenja jete.

"Sipas informatave të para, me të arritur në vendin e ngjarjes, personeli mjekësor ka hasur në derën e mbyllur të shtëpisë dhe nuk ka arritur të vendosë kontakt me personin në fjalë, për çka ka kërkuar asistencën e Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Meqë dera nuk është hapur, Policia është detyruar ta hapë atë me forcë. Brenda në një nga dhomat e shtëpisë, në shtrat, është gjetur e shtrirë një femër pa shenja jete. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës – femër, O.M., e lindur në vitin 1949.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion"
- thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme