Policia raportohet se ka gjetur thasë me rërë në një shtëpi në Zveçan, besohet të jenë nga koha e barrikadave - NACIONALE

Policia raportohet se ka gjetur thasë me rërë në një shtëpi në Zveçan, besohet të jenë nga koha e barrikadave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës raportohet se edhe sot ka kryer një operacion në veri, ku brenda një shtëpie në Zveçan janë gjetur disa thasë që besohet të jenë të mbushur me rërë.

Kjo është konfirmuar për “Klan Kosovën” nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Ai ka thënë se shtëpia është e pronarit ku dje u konfiskuan pajisje të lojërave të fatit. Veç kësaj sipas mediumit, ai ka thënë se thasët besohen të jenë aty prej kohës së barrikadave në vitin 2022.

“Hyrjen në atë shtëpi e kemi bërë në prezencë të pronarit të shtëpisë i cili njëherësh është edhe pronar i shtëpisë ku dje i kemi konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit. Pronari momentalisht është duke u intervistuar.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme