Policia po heton vdekjen e një gruaje në Prizren, në vend të ngjarjes u gjetën armë, 4 thika e 198 fishekë
Policia e Kosovës ka raportuar se po heton vdekjne e një gruaje në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në vend të ngjarjes “janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishek, 3 gëzhoja, 2 karikator, 4 thika, 198 fishek të llojit të ndryshëm, disa pajisje të ndryshëm të armëve të zjarrit dhe disa pajisje për pastrim të armëve të zjarrit.”
“HETIM I VDEKJES Prizren 18.06.2024-06:20. Raportohet se viktima femër kosovare ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishek, 3 gëzhoja, 2 karikator, 4 thika, 198 fishek të llojit të ndryshëm, disa pajisje të ndryshëm të armëve të zjarrit dhe disa pajisje për pastrim të armëve të zjarrit. Rasti nën hetime.” – thuhet në raportin e PK-së.