Policia po heton disa zyrtarë të Kompanisë “Pastrimi” - Dyshohet se morën ryshfet
Policia e Krimeve Ekonomike të Kosovës, është duke hetuar kompaninë “Pastrimi” raporton Periskopi.
Bëhet fjalë për një konkurs, në të cilin në këtë kompani u punësuan 31 punëtor. I njejti u anulua nga menaxhmenti i ri i kompanisë.
Por duket se kjo çështje tashmë i ka kaluar organeve të rendit.
Në konkursin e datës 17.03.2022 janë punësuar 31 persona, ndërsa pretendimet për marrje të ryshfetit janë për 21 persona. Shkruan Periskopi.