Policia në Gjilan apelon: Mos lini sende me vlerë në automjete - NACIONALE

Policia në Gjilan apelon: Mos lini sende me vlerë në automjete

4 orë më parë

nga NACIONALE

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë parkimit të automjeteve, për të shmangur vjedhjet.

Policia paralajmëron se çantat, kuletat, telefonat, laptopët, dokumentet dhe sendet e tjera me vlerë nuk duhet të lihen në vende të dukshme brenda automjetit. Qytetarët këshillohen gjithashtu që, para largimit, të sigurohen se dyert janë të kyçura dhe dritaret tërësisht të mbyllura.

Personat që vërejnë veprime të dyshimta pranë automjeteve ose në parkingje mund ta njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin pa pagesë 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Lajme të ngjashme