Policia ndalon një person në kufi me Serbinë, i kapen barna të padeklaruara me banderola të Serbisë - NACIONALE

Policia ndalon një person në kufi me Serbinë, i kapen barna të padeklaruara me banderola të Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka ndaluar një person pasi të njëjtit ju gjetën barna të padeklaruara me banderola të Serbisë.

Të dyshuarit barnat i janë gjetur në një çantë laptopi në veturën që po ngiste, Citroen C3.

Barnat i janë sekuestruar nda Dogana e Kosovës dhe të dyshuarit i është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Ndalohet një i dyshuar në kufi tek Dheu i Bardhë, i kapet një çantë me barna të padeklaruara me banderola të Serbisë

Prishtinë, 18 gusht 2022

Policia Kufitare e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve në menaxhimin dhe kontrollin kufitar, në hyrje të Republikës së Kosovës te Dheu i Bardhë, ka ndaluar për kontroll të përbashkët me Doganën e Kosovës automjetin e markës Citroen C3 ngjyrë e hirit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb dhe gjate kontrollit në automjet në një çantë laptopi i është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të cilat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtat nuk ishin deklaruar paraprakisht.

Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore.

Lajme të ngjashme