Policia me kontrollë të jashtëzakonshme në Mitrovicën e jugut, subjekt 600 persona - NACIONALE

Policia me kontrollë të jashtëzakonshme në Mitrovicën e jugut, subjekt 600 persona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës njofton për realizimin e kontrollës së jashtëzakonshme në Mitrovicën e Jugut.

Drejtoria Rajonale e Policiës në Mitrovicën e Jugut, në përputhje me autorizimet hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje edhe të njësive tjera, në tri ditë e fundit në orët e mbrëmjes kanë realizuar kontrolle në disa lokale në qytetet Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.

“Kontrollet e jashtëzakonshme janë realizuara në lokacione të ndryshme, ku janë kontrolluar mbi 600 persona, ku përveç një rasti në një lokal (kafiteri) në Mitrovicë, ku te një person është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, tek personat tjerë nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme…Gjatë realizimit të këtyre kontrolleve, policia është përkujdesur që të gjitha masat e ndërmarra të jenë në përputhje me ligj dhe akte tjera normative duke respektuar të drejtat dhe liritë e çdo qytetari”, shkruan Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme