Policia maqedonase në kërkim të shqiptarit nga Tetova që ngriti flamurin "Autochtonus" në tubimin për Kurtin
Policia e Maqedonisë së Veriut është duke kërkuar personin që ngriti flamurin “Autochtonus” në Tiranë gjatë një tubimi më 11 gusht ku po fliste në tribunë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar “Euronews” shërbimi në gjuhën shqipe.
Ngritja e këtij flamuri është dënuar ashpër nga krerët e shtetit maqedonas, Presidentit Stevo Pendarovski, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, të cilët e kanë quajtur “simbole provokuese” dhe “shoviniste”; flamurin e improvizuar të hartës të vendondodhjeve etnikisht të banuara me shqiptarë.
Kryetarit të Komunës së Çairit dhe të Tetovës tashmë u janë ngritur kallëzime penale nga organet e drejtësisë maqedonase për mosrespektim të ligjeve të Maqedonisë së Veriut, duke e shpalosur vetëm flamuj shqiptarë e jo atë shtetëror, gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.